Bajrami: Qeveria ka gënjyer, kurrë s’ka pasur vullnet për të parandaluar rritjen e çmimeve

Bajrami: Qeveria ka gënjyer, kurrë s’ka pasur vullnet për të parandaluar rritjen e çmimeve

Hykmete Bajrami nga LDK  ka vazhduar me akuzat kundrejt Qeverisë, duke i quajtur sërish “gënjeshtarë”, pasi sipas saj “nuk kanë pasur asnjëherë vullnet për të parandaluar rritjen e çmimeve”, raporton Gazeta Enigma.

Bajrami ka thënë se prej dy vitesh, partia në pushtet ka gënjyer qytetarët duke thënë se “LDK-ja, përmes Gjykatës Kushtetuese, ia ka ndaluar Qeverisë të marrë masa kundër rritjes së çmimeve” teksa ka shpërndarë një deklaratë të ish kryetares së Kushtetueses për këtë çështje.

“Përballë rritjes së madhe të çmimeve të disa artikujve ushqimor është koha të shpërfaqim disa të vërteta. Prej dy vitesh, partia në pushtet ka gënjyer qytetarët duke thënë se kinse LDK-ja, përmes Gjykatës Kushtetuese, ia ka ndaluar Qeverisë të marrë masa kundër rritjes së çmimeve.
E vërteta qendron krejt ndryshe”, thotë Bajrami.

Tutje në një shkrim në “Facebook”, ajo shton se “Dëgjone ish kryetarën e Gjykatës Kushtetuese se çfarë thotë për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Ligjin nr. 08/L-179 për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg. Pra, shteti ka mundësi përmes institucioneve të pavarura të ndërhyjë për të parandaluar rritjen e çmimeve, por është antikushtetuese që këtë kompetencë ta marrë Kryeministri apo Ministri. Pra, kjo Qeveri kurrë nuk ka pasur vullnet për të parandalur rritjen e çmimeve – veç sa ka kërkuar fajtorë imagjinarë për të mbuluar dështimet e veta”, ka shkruar Bajrami. / Gazeta Enigma.

Related Articles