Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë, ku disa persona janë përfshirë në një përleshje fizike.
Në vendin e ngjarjes kanë arritur njësitet policore, të cilët kanë intervenuar menjëherë.
Në pamjet e publikuara nga televizioni publik, shihet Policia duke e arrestuar një person, ndërsa vetë televizioni raporton se janë arrestuar disa persona.
Sipas një njoftimi të Policisë, pesë persona kanë pësuar lëndime dhe kanë marrë trajtim mjekësor.
“Me të marrë informatën policia, ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku jemi njoftuar se si pasojë e rrahjes pesë persona janë lënduar dhe të njëjtit menjëherë kanë pranuar trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka shoqëruar në stacion policor 5 persona të dyshuar të cilët ishin të përfshirë në rast.”, ka bërë të ditur Policia.
Njoftimi i Policisë:
Sot rreth orës 20:00 është pranuar informata për një rrahje në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë.
Me të marrë informatën policia, ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku jemi njoftuar se si pasojë e rrahjes pesë persona janë lënduar dhe të njëjtit menjëherë kanë pranuar trajtimin e nevojshëm mjekësor .
Policia ka shoqëruar në stacion policor 5 persona të dyshuar të cilët ishin të përfshirë në rast.
Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen.