Theret me thikë një person në Prishtinë, Policia jep detaje

Theret me thikë një person në Prishtinë, Policia jep detaje

Një person është ther me thikë në lagjen Dardania në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.

:Sot rreth orës  20 :45, kemi marrë informatën për një  lëndim trupor të ndodhur në lagjen Dardania në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person.  I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha Ahmeti.

Related Articles