Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Bekë Berisha, tha se “nuk duhet të punojmë kundër vetvetes”.
“Egoja e sëmurë për pushtet, lakmia. Kjo i bën liderët politikë shqiptarë për t’u bërë të vegjël”, deklaroi ai.
Ai theksoi se tani duhet të punohet për shtetin tonë.
“Tash ne duhet të punojmë për shtetin. Tash kemi shtet. Tash ne nuk duhet ta vjedhim vetvetën”, porositi Berisha.
Deputeti i AAK-së dha edhe arsye të tjera që sipas tij nuk po ecin punët edhe aq mirë.
Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Bekë Berisha, ka arritur t’i marrë mbi 15 mijë vota.