Sot ka ndodhur një grabitje e armatosur pranë Albi Mall në Prishtinë.
Tashmë është bërë publike edhe një fotografi e personit i cili dyshohet të ketë qenë grabitësi.
I njëjti është plagosur dhe siç raportohet është 25-vjeçari nga Leshaku i Leposaviqit, Millosh Vukojeviq.
I dyshuari ka kërkuar ndihmë në Graçanicë pasi është plagosur nga shkëmbimi i plumbave që ka pasur me anëtarët e kompanisë së sigurimeve.
Nga kjo grabitje ka mbetur i plagosur edhe një anëtar i sigurimit nga kompania private që përkujdesej për transportimin e parave. /Gazeta Enigma
Grabitja e armatosur në Prishtinë, ky është i dyshuari – raportohet të jetë plagosur
