Konfirmohet data e derbit, këto janë çiftet e xhiros së 26-të në Superligë

Konfirmohet data e derbit, këto janë çiftet e xhiros së 26-të në Superligë

Dueli ndërmjet Dritës dhe Gjilanit është konfirmuar tashmë.

Gazeta “Enigma” mëson se përballja ndërmjet dy rivalëve të përbetuar do të zhvillohet më 27 mars me fillim nga ora 14:00.

Ky do jetë ballafaqimi i tretë ndërmjet këtyre dy skuadrave këtë edicion me Gjilanin që ka një fitore dhe një barazim.

Të premten më 28 mars do të përballen Prishtina – Feronikeli ’74 dhe Suhareka – Malisheva.

Një ditë më pas takohen Llapi – Ballkani dhe Ferizaj – Dukagjini.

Të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 14:00. /Gazeta Enigma

Related Articles