Halimi: Abdixhiku është njeriu që duhet të udhëheq jo vetëm LDK-në, por edhe vendin!

Halimi: Abdixhiku është njeriu që duhet të udhëheq jo vetëm LDK-në, por edhe vendin!

Gjatë ditës së sotme, deputeti i LDK-së Avdullah Hoti, ka kërkuar lidership të ri brenda kësaj partie pas rezultatit zgjedhor.

Në lidhje me këtë deklaratë ka patur reagime të shumta, e një prej tyre ka ardhur edhe nga zyrtarja e këtij subjekti politik, Sibel Halimi.

Halimi tha se Abdixhiku punoi fort e me të gjithë, ta rikthejë LDK-në nga një prag tepër i ulët me besim për rritjen e madhe në vazhdim.

Ajo potencoi në reagimin e saj se Lumir Abdixhiku është njeriu që duhet të udhëheq jo vetëm LDK-në, por edhe vendin.

“LDK mbetet parti e vetme që mbronë liberaldemokracinë, me ideologji shtetkrijuese e shtetmbajtëse.Prandaj, siç kam besuar gjithmonë, Lumir Abdixhiku është njeriu që duhet të udhëheq jo vetëm LDK-në, por edhe vendin” shkruan Halimi.

Postimi i plotë:

Related Articles