Tragjedia në Maqedoni ngre alarmin për sigurinë në lokalet e natës në Tiranë

Tragjedia në Maqedoni ngre alarmin për sigurinë në lokalet e natës në Tiranë

Pas tragjedisë në Koçan të Maqedonisë, ku humbën jetën 59 persona, janë intensifikuar kontrollet në klubet e natës në Tiranë për masat e mbrojtjes nga zjarri.

Lokalet e natës duhet të kenë certifikatën e sigurisë nga zjarri, por shumë biznese nuk e kërkojnë këtë certifikatë përpara nisjes së aktivitetit, duke detyruar kryerjen e inspektimeve të herëpashershme.

“Jemi vënë në lëvizje menjëherë dhe kemi inspektuar masat për mbrojtjen nga zjarri. Do të realizojmë inspektime të tjera këtë fundjavë dhe ditët e ardhshme për lokalet me kapacitet të madh. Objektet duhet të përdorin materiale që nuk janë burim zjarri dhe të kenë më shumë se një dalje për siguri,” tha Shkëlqim Goxhaj, Drejtor i Shërbimit Zjarrfikës të Tiranës.

Related Articles