Autobusi me targa serbe e godet këmbësoren në Leposaviq

Autobusi me targa serbe e godet këmbësoren në Leposaviq

Një këmbësore është goditur nga një autobus me targa serbe në rrugën “Nemanjina” në Leposaviq, të martën.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se këmbësorja ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor, dhe më pas është liruar.

Rr. Nemanjina, Leposaviq  25.03.2025-09:30. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke e drejtuar autobusin me targa serbe  nga pakujdesia ka goditur këmbësoren viktimën femër kosovare  dhe si pasojë e njëjta  ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe më pas është liruar. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë. /Gazeta Enigma/

Related Articles