Sot bëhen 18 vjet që kur Ahtisaari ka dorëzuar raportin për pavarësinë e Kosovës

Sot bëhen 18 vjet që kur Ahtisaari ka dorëzuar raportin për pavarësinë e Kosovës

Sot 18 vjet ish-presidenti finlandez, Martti Ahtisaari ka dërguar raportin final në Këshillin e Sigurimit në OKB-së, ku në të thoshte se Kosova duhet të bëhej shtet i pavarur.

Këtë raport e përkrahën Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe edhe ata menodnin se Kosova duhet të bëhet shtet i pavarur, derisa serbët e kundërshtonin kategorikisht këtë plan.

Derisa shteti i Rusisë pati bëri deklarata që mund të interpretohen si kundër pavarësisë, por nuk përmendi përdorimin e vetos.

Dhe vetëm tri ditë më vonë, më 29 mars 2007, Parlamenti Evropian miraton një rezolutë me 490 vota pro, 80 kundër dhe 87 abstenime, ku shprehej përkrahja për pavarësinë e mbikëqyrur për Kosovën.

Ligjshmëria e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës për një kohë ka qenë temë e diskutueshme, nga ana e serbëve, të cilët e kanë kundërshtuar Deklaratën e Pavarësisë së Republikës së Kovoës, edhe po e kërkonte vlerësimin e vlefshmërisë ndërkombëtare dhe mbështetje për pozicionin e saj, se sipas tyre Deklarata e Pavarësisë së Kosovës ishte e paligjshme.

Në vazhdën e kësaj ecurie, në tetor të vitit 2008, Serbia kërkoi një opinion këshillues nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Dhe, më 22 korrik të vitit 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë përmes një Vendimi Këshillëdhënës rikonfirmoi se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur asnjë nen të Ligjit Ndërkombëtar.

Related Articles