Kurti: Këto katër vjet mandat ia kanë vlejtur fort për Republikën tonë

Kurti: Këto katër vjet mandat ia kanë vlejtur fort për Republikën tonë


Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë është krenuar me të arriturat e kabinetit të tij përgjatë 4 viteve, shkruan Gazeta Enigma.

Ai ka thënë se rezultatet janë të dukshme pavarësisht krizave të ndryshme ndërkombëtare, e pengesave nga opozita e sulmet nga Serbia .

“Në ballafaqim me pandeminë përballë krizave të energjisë dhe inflacionit të shkaktuar nga lufta në Ukrainë, përkundër pengesave dhe vonesave dëshpëruese me ankesa të opozitarëve në Gjykatën Kushtetuese që bllokuan shumë gjëra, përfshirë atë për çmimet tavan në produktet bazike e pavarësisht sulmeve paramilitare dhe terroriste e përpjekjeve të vazhdueshme të Serbisë për destabilizim dhe përmbi zhurmën e madhe të debateve televizive të mbrëmjes Qeveria jonë ka arritur rezultate të jashtëzakonshme”, ka thënë ai.

Si sukses ka përmendur liberalizimin e vizave, përfaqësimin e Kosovës në CEFTA pa UNMIK.

Ai ka përmendur edhe veriun, duke e theksuar se “atje po paguhet energjia dhe po faturohet tatimi në pronë.

“Tabela ilegale dhe patentë shoferë ilegalë nuk ka më se janë konvertuar”, ka thënë ai.

Sikurse në videon e publikuar dje nga LVV, Kurti si sukses e ka paraqitur edhe rritjen e pensioneve e ndarjen e shtesave për lehonat.

Po ashtu ka thënë se është rritur paga në sektorin publik e edhe ajo minimale në sektorin privat. Është zotuar se kjo “Këto katër vjet të mandatit tonë ia kanë vlejtur fort për Republikën tonë”, ka thënë tutje ai. / Gazeta Enigma.

Related Articles