“Asnjë i arrestuar deri tani për vrasjen dhe plagosjen në Prishtinë” -Prokuroria jep detaje

“Asnjë i arrestuar deri tani për vrasjen dhe plagosjen në Prishtinë” -Prokuroria jep detaje

Deri më tani nuk është arrestuar asnjë person për vrasjen dhe plagosjen që ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë, raporton Gazeta ‘Enigma”.

I vdekur mbrëmë ka mbetur Naser Gashi, 62-vjeçar, si dhe i plagosur është Miftar Miftari, rreth 40-vjeç.

Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, e cila ka thënë se janë duke u marrë me rastin.

“Nuk ka asnjë të arrestuar për rastin. Prokurori i Shtetit në bashkëpunim dhe koordinim me organet e Policisë janë duke ndërmarrë masa dhe veprime të nevojshme hetimore mbi këtë rast”, deklaroi Shala për “Enigmën”.

Kujtojmë se 62-vjeçari, Naser Gashi, ka vdekur derisa ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa i plagosuri Miftar Miftari është duke marrë tretman mjekësor. /Gazeta Enigma/

Related Articles