Qeveria e pranon se kryeministri u mashtrua nga komedianët rus: Rusia, e fiksuar me Kosovën

Qeveria e pranon se kryeministri u mashtrua nga komedianët rus: Rusia, e fiksuar me Kosovën

Qeveria e Kosovës ka shprehur keqardhje për incidentin që ndodhi, duke iu referuar mashtrimit të Kryeministrit Albin Kurti nga dy individë të njohur rusë.

Nga Qeveria deklaruan se, gjatë një bisede telefonike, Kurti ishte mashtruar duke menduar se po fliste me Presidentin e Letonisë.

Ky incident, sipas Qeverisë, është një ngjarje e papritur dhe e padëshiruar, që ka shkaktuar shqetësim për sigurinë e komunikimeve të nivelit të lartë, shkruan Gazeta Enigma.

Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë, publikoi një deklaratë në “X”, tha se për shkak të thirrjeve të shumta uruese për zgjedhjet e 9 shkurtit, s’kanë mundur ta verifikojnë telefonatën.

“Ky incident ndodhi më 11 shkurt, pak pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, gjatë kohës kur Kryeministri Kurti po merrte urime të shumta, thirrje dhe mesazhe, dhe nuk është gjithmonë e mundshme të kryhet verifikim i plotë i të gjitha thirrjeve”.

“Ky incident fatkeq përforcon atë që kishim ditur kaheër: Rusia është e obsesionuar me Kosovën dhe vazhdon të targetojë vendin tonë. Gjathë zgjedhjeve të 9 shkurtit, Sputnik Serbia dhe Russia Today kanë publikuar rreth 60 lajme të rreme duke ndërhyrë në procesin tonë demokratik, siç i ka dokumentuar misioni vëzhgues i BE-së”.

“Ndërsa është për keqardhje që Kryeministri u Kurti u targetua nga telefonata mashtruese, ky episod riafirmon qëndrimet parimore dhe konsistente të Kryeministrit Kurti në çështje kyçe, qoftë publikisht ose në biseda private”, thuhet në komunikat./Gazeta Enigma/

Related Articles