Opozita ka reaguar pas mashtrimit në të cilin pretendohet se ka rënë kryeministri Albin Kurti nga komedianët e famshëm rusë, “Vovan & Lexus”, të cilët i janë prezantuar Kurtit si presidenti letonez.
Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, shihet përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Facebook, duke bërë mimika me një fytyrë “dëshpëruese” teksa sheh Kurtin duke rënë pre e mashtrimit.
Ai nuk ka shkruar asgjë krah videos së shkurtër 10-sekondëshe.