Policia kontrollon tri shkolla pas ngjarjeve tronditëse në Vushtrri

Policia kontrollon tri shkolla pas ngjarjeve tronditëse në Vushtrri

Vushtrria ditëve të fundit është përballur me ngjarje tronditëse, me ç’rast është alarmuar edhe komuna.

Kryetari Ferit Idrizi, gjatë ditës njoftoi se policia ka kryer disa kontrolle në tre shkolla, përfshirë Shkollën e Mesme Teknike, “Lutfi Musiqi”, Shkollën e Mesme Profesionale “Bahri Haxha” dhe Gjimnazin “Eqrem Çabej”.

Idrizi tha se kontrollet janë realizuar me qëllim të verifikimit të sigurisë dhe për t’u siguruar që nuk kishte asnjë kërcënim të mundshëm për nxënësit dhe mësimdhënësit.

Ai theksoi se gjatë këtyre kontrolleve, nuk është hasur asgjë e dyshimtë.

Kujtojmë se ditën e djeshme është mbajtur mbledhja urgjente e Këshillit për Siguri në Bashkësi në Komunën e Vushtrrisë.

Të dielën e kaluar, në Vushtrri u vra 19 vjeçari Ardit Zymeri.

Për këtë rast, si i dyshuar është arrestuar bashkmoshatari i tij, Bleron Dibrani.

Dibrani gjatë intervistimit e ka pranuar se e ka kryer vepren.

Po ashtu komuna e Vushtrrisë, u trondit edhe nga një vrasje tjetër të hënën e 24 marsit.

Nexhmie Haradini, 42 vjeçare u vra nga Arsim Morina, i cili më pas u vetëvra.

Related Articles