I caktohet paraburgimi burrit nga Ferizaji, dyshohet se dhunoi një 15 vjeçare

I caktohet paraburgimi burrit nga Ferizaji, dyshohet se dhunoi një 15 vjeçare

Gjykata Themelore në Ferizaj ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për të dyshuarin E.I, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar seksualisht një të mitur 15 vjeçare brenda veturës së tij, raporton Gazeta Enigma.

Në njoftim theksohet se i dyshuari këtë e bëri pasi të njëjtës i kishte dhënë substancë narkotike të llojit mariuanë.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda Habib Zeqiri, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se gjatë muajit janar 2025, në kohë të pacaktuar, në një fshat të komunës së Ferizajt, përkatësisht brenda veturës së markës “Golf VI”, i pandehuri e ka keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën e mitur e moshës 15 vjeçare, në atë mënyrë që i pandehuri fillimisht e merr të dëmtuarën e mitur në veturën e tij tek parku i qytetit”, thuhet në njoftim.

Po ashtu aty theksohet se “Gjatë shëtitjes i ofron substancë narkotike në formë të cigares dhe pasi bindet se e njëjta nuk është plotësisht e vetëdijshme, e shfrytëzon rastin dhe e ndalon veturën kinsepër të pushuar dhe i jep përsëri edhe një cigare me marihuanë, ashtu që përkundër kundërshtimit të të miturës, i pandehuri me veprimet e tij të vazhdueshme pa dashjen e saj, dhe me forcë dyshohet se ka kryer akt seksual, me ç` rast e dëmtuara ka pasur frikë, ankth, shqetësim emocional dhe gjendet në një gjendje të vazhdueshme të rënduar psiqike për të cilën e dëmtuara ka kërkuar edhe ndihmë mjekësore”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore./ Gazeta Enigma.

Related Articles