Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot, duke filluar nga ora 15:00, raporton Gazeta “Enigma”.
Mirëpo, kryeministri Albin Kurti ende nuk është kthyer në Kosovë, dhe mbledhjen e ekzekutivit do ta udhëheqë njëri prej zëvendëskryeministrave.
Këtë për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
Kujtojmë se ende nuk dihet se çka do të diskutohet në këtë mbledhje.
Kurti, është duke qëndruar që gjashtë ditë për vizitë zyrtare në Greqi/Gazeta Enigma.