Që nga e diela në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Deçan numër i madh i banorëve janë duk u trajtuar si shkak i një helmimi që dyshohet të ketë qenë nga uji i pijshëm.
Lidhur me këtë situatë, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka deklaruar se disa mostra të këtij helmimi do të dërgohen edhe jashtë vendit për analiza më specifike, e të cilat sipas tij nuk mund të bëhen në Kosovë.
Ministri Vitia gjithashtu tha se sot në Deçan situata është më e qetë dhe ka fluks më të vogël të pacientëve të cilët po kërkojnë trajtim shëndetësorë.
“Me tu bërë lista nga materialet e domosdoshme për pacientët, MSH ka reaguar menjëherë dhe një pjesë e mirë e barnave është dërguar dje kurse do të vazhdojmë me dërgimin e materialeve sipas nevojës. Janë bërë edhe disa analiza shtesë që kanë dalë negative në virozat më të zakonshme që shkaktohen. Disa mostra do të dërgohen edhe jashtë vendit për analiza më specifike që nuk mund të bëhen në Kosovë. Sot është situata më e qetë, ka fluks më të vogël të pacientëve”, tha Vitia.
Ndryshe rreth 1 mijë e 500 banorë kanë kërkuar trajtim shëndetësorë për shkak të këtij helmimi.