Një incident i rëndë raportohet të ketë ndodhur sot rreth orës 19:50 në Suharekë.
Atje dyshohet se një person ka bërë vetëvrasje.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Ai njoftoi se dyshimet e para janë se viktima është gjetur i varur nga familjarët në banesën e tij.
“Me datë 06.04.2025 rreth orës 19:50 policia është njoftuar nga urgjenca e Suharekës se kanë pranuar një trup të pa jetë .
Policia me të arritur kanë marr informatën se behej fjal për Sh. M. ( 1983) , mashkull, I cili banon ne rrugën “Avdyl Ramaj” në Suharekë. Sipas dyshimeve të para viktima nga familjaret është gjet I varur në banesën e tij në Suharekë”, ka thënë Bytyqi.