Qeveria e Kosovës ka ndarë 1.3 milion euro për kompensimin e dëmeve në bujqësi, raporton Gazeta Enigma.
Në një njoftim të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural thuhet se këtë propozim – vendimin për kompensimin e ka prezantuar ministri i këtij dikasteri, Faton Peci.
“Po ashtu vetëm në dy javët e fundit, janë proceduar për pagesë 1.4 milion euro për 1,554 përfitues në kategorinë e subvencioneve, duke e rritur kështu shifrën e mbështetjes ndaj fermerëve në 2.7 milionë euro”.
“Gjithashtu, në mbledhjen e sotme të Qeverisë është miratuar edhe themelimi i Task-Forcës për Mbrojtjen dhe Shfrytëzimin e Ligjshëm të Pyjeve, si dhe themelimi i Task-Forcës për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Tokës Bujqësore”, thuhet në njoftim./Gazeta Enigma/