Përfundon takimi me partitë politike, Konjufca: VV-ja ende nuk e ka propozuar kandidatin për kryeparlamentar

Përfundon takimi me partitë politike, Konjufca: VV-ja ende nuk e ka propozuar kandidatin për kryeparlamentar

Ka përfunduar takimi i ish-kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, me përfaqësuesit e partive politike, ku është diskutuar për përgatitjen e seancës konstitutive të legjislaturë së nëntë.

Pas takimit, ka folur Konjufca, i cili ka thënë se partia fituese e zgjedhjeve ene nuk e ka propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Më tej ai shtoi se në takimin me përfaqësuesit e partive u caktuan ulëset në parlament dhe se gjithçka shkoi mirë.

“Gjithçka shkoi mirë në këtë mbledhje, u caktuan ulëset, nuk ka ndryshim shumë të madh sa u përket ulëseve në Kuvendin e Kosovës, në mes ulet Partia me më së shumti ulëse në Kuvend, Lëvizja Vetëvendosje, dy krahët e Kuvendit, krahu i majtë dhe krahu i djathtë, janë sic kanë qenë, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po ashtu u deklarua vetë. Ulet aty ku ka qenë në legjislaturën e tetë. Edhe pakicat me të njëjtën sipas të njëjtës radhë”, tha ai

Related Articles