Një 15-vjeçare nga Gjilani është sulmuar seksualisht nga një 58-vjeçar, raporton Gazeta “Enigma”.
E shoqëruar nga babai i saj, viktima e këtij rasti (15-vjeçare), të martën e ka denoncuar rastin në Polici, pak orë pasi ka ndodhur ngjarja e rëndë.
Sipas burimeve të Sinjalit e mitura ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga pronari i një marketi, i cili ndodhet në rrugën “Pajazit Ahmeti” në Gjilan.
Sipas deklaratave të tyre në Polici, rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:30, brenda ambientit të marketit.
Në lidhje me rastin është njoftuar menjëherë Prokurorja e shtetit, e cila ka urdhëruar arrestimin e të dyshuarit.
Pas intervistimit, 58-vjeçari është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti është inicuar si “Sulm Seksual”.