Iniciativa “Asnjë cent më shumë” organizon protestë të re kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike nesër, të premten, në orën 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Kjo protestë vjen pas asaj që ditë më parë u mbajt po në kryeqytet dhe që kishte një pjesëmarrje mjaft të gjerë të qytetarëve.
Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka njoftuar se vendimi për çmimin e energjisë elektrike do të merret nesër, më 11 prill.
Ditë më parë, ZRrE-ja ka arsyetuar se shkak kryesor i paralajmërimit të shtrenjtimit të energjisë elektrike është çmimi në bursat e energjisë elektrike.