ZRRE nesër vendos për rritjen e çmimit të rrymës, qytetarët paralajmërojnë protestë

ZRRE nesër vendos për rritjen e çmimit të rrymës, qytetarët paralajmërojnë protestë

Të premten, më 11 prill, nga ora 10:00, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) do të mbajë seancën e tretë për këtë vit, ku pritet të merret vendim për propozimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 15 për qind, shkruan Gazeta Enigma.

Sipas njoftimit zyrtar të ZRRE-së, në rend dite janë miratimi i procesverbalit nga seanca e kaluar si dhe shqyrtimi i propozimit për miratimin e të hyrave të lejuara maksimale për operatorët energjetikë.

Rritja e mundshme e çmimit ka shkaktuar reagime të ashpra publike, me qindra komente kundërshtuese në rrjete sociale dhe media.

Si shenjë pakënaqësie, qytetarët kanë paralajmëruar protestën e dytë kundër këtij propozimi. Tubimi do të nisë po të premten, duke filluar nga ora 12:00, vetëm dy orë pas mbajtjes së seancës së ZRRE-së./GazetaEnigma/

Related Articles