Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur këtë të diel mes një veture dhe trenit në fshatin Jagodë të Klinës, raporton Gazeta ‘Enigma”.
Nga kjo ngjarje e rëndë të lënduar kanë mbetur edhe tre persona, të cilët fillimisht janë dërguar në Emergjencën e Pejës.
“Tre pacientë janë pranuar me lëndime të shkaktuara në aksidentin me tren, ku dy prej tyre janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës”, Besnik Ibraj, shefi i Emergjencë së Pejës.
Ibraj në një përgjigje për Gazetën “Enigma” ka deklaruar tutje se “pacienti i tretë i cili ka pasur lëndime më të rënda është transferuar në QKUK për shkak të natyrës më të rëndë të lëndimeve. Ai ka frakturë serike të brinjëve dhe të dorës”. /Gazeta Enigma/