Bllokohet situata – Opozita s’e voton raportin e komisionit për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve

Bllokohet situata – Opozita s’e voton raportin e komisionit për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve


Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të votojë raportin e Komisionit të Përkokohshëm për Verifikimin e Kuorumit dhe të Mandateve, që i hap rrugën konstituimit të Kuvendit, raporton Gazeta Enigma.

Kjo pasi opozita e kundërshtoi votimin e raportit.

52 deputetet votuan për, 46 kundër.

Anëtarët e komisionit ishin: Artan Abrashi është deputeti i zgjedhur i LVV-së, anëtar i këtij komisioni; Përparim Gruda nga PDK-ja; Armend Zemaj nga LDK-ja, Branislav Nikoliq nga Lista Serbe, Time Kadrijaj nga AAK, etj.

Refuzimi i partive në fjalë erdhi pasi ata kërkuan që pjesëtarët e ekzekutivit të japin dorëheqje nga pozitat aktuale për tu bërë deputet.


Kuvendi ka shkuar në pauzë pas kësaj ngjarje / Gazeta Enigma.

Related Articles