Kurti shkruan për vendimet e “kabinetit në krye të detyrës”

Kurti shkruan për vendimet e  “kabinetit në krye të detyrës”

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka postuar në Facebook, disa vendime të Qeverisë, në kohë kur PDK-LDK-AAK po i kërkojnë të zbatojë ligjin e të jap dorëheqje sepse s’mund të jetë edhe kryeministër edhe deputet.

Përndryshe, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ia ka kthyer letrën kryesuesit të seancës Avni Dehari, që senca duhet të vazhdojë para 48 orëve – që nënkupton nesër.

Rrjedhimisht, Lëvizja Vetëvendosje humbi argumentin juridik për seancën konstituive.

Kurti, Qeverinë e tij e ka quajtur si “kabinet në krye të detyrës”.

Kurti në këtë postim ka treguar për vendimet që kanë marrë, që lidhen edhe me emërime si atë në Bordin e Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Rajonale Ujësjellësit “Hidrogjioni Jugos Sh. A”, Prizren.

Po ashtu, u aprovua edhe kërkesa përhuamarrje në vlerë prej 10 milionë euro për Telekomin e Kosovës.

Related Articles