Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Obiliq, raporton Gazeta Enigma.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar në shtëpinë e tij ishte gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raport.
Nga njësitë policore është sekuestruar një pistoletë me 4 copë fishekë.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar. /Gazeta Enigma.