Tre nga 45 të akuzuarit për sulmin terrorist në Banjskë kanë dalur sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë, raporton Gazeta Enigma.
Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq akuzohen për kryerje të veprës terroriste në sulmin në Banjskë më 24 shtator 2023 ku u vra polici i Kosovës, Afrim Bunjaku.
Dy orë pas gjykimit, seanca ka shkuar në pushim.
Të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm, teksa mbrojta e të dëmtuarve kërkoi burgim të përjetshëm për ta.
Gjatë kësaj seance, atyre iu paraqit edhe një video nga Rashka të datës 13 tetor 2021, ku dyshohet se nisi planifikimi i sulmit.
Asnjë nga të akuzuarit nuk e ngrisin kokën që ta shikojnë.
Ndërkaq kujtojmë se në sulmin terrorist që ndodhi më 24 shtator 2023, u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.
Në këtë rast, 45 persona janë të akuzuar, përfshirë edhe kryeterroristi, Millan Radoiçiq. / Gazeta Enigma.