Nasim Haradinaj nga OVL e UÇK-së po i pret deputetët e Kuvendit në derën e këtij institucioni, duke i kërkuar ta nënshkruajnë një peticion, shkruan Gazeta Enigma.
Ai thotë se përmes këtij peticioni ai nuk kërkon “zhbërjen e Speciales”, porse kërkon kontroll të këtij organi, nga Parlamenti i Kosovës. “Kërkojmë që Kosova të mos quhet ‘Kosova Metohi’, të mos zhvaten fonde në emër të drejtësisë dhe të mos bëhen padrejtësi”, ka thënë Haradinaj.
“Kurrë më shlirë, e më të hapur rrugën s’e kemi pasë. Disa kanë thënë s’ka dashtë Amerika, sot Amerika nuk ka çka me bo tjetër veç me na kallëzu. Nuk ka akuzë më të rëndë sa Shtëpija e Bardhë ta quan abuzues këtë trup gjykues”, theksoi ai para Kuvendit.
“Ne po kërkojmë që të votojnë për kontroll dhe thirrje për drejtësi, që të mos quhet Kosova Metohi, të mo zhvaten fonde në emër të drejtësisë dhe të mos bëhen padretësi dhe parlamenti ta ngrit zërin për qytetarët e vet që e ka obligim kushtetues”, shtoi tutje ai.
Ndërkohë ai është parë se ka ndalur dhe ministrin në detyrë, Xhelal Sveçla të cilit ia ka kërkuar nënshkrimin.
“Urime për këtë mandat, uroj që në emër të qytetarëvve, invalidëve, veteranëve dhe votuesve, ta merrni paraysh këtë kërkesë të paktën për një mbrojtje të qytetarëve të juaj, për një padrejtësi që edhe ShBA-të po thonë që është kriju një organ që po abuzon me fonde”, i tha Haradinaj-Sveçlës.
“Besojmë se do na pëfaqësoni dinjitetshëm”./ Gazeta Enigma.