Pas dështimit të seancës konstituive në kuvend, për herë të dytë, reagoi edhe ambasadori britanik Jonathan Hargreaves, i cili tha se Kosovës i duhet Kuvend dhe Qeveri funksionale.
“Më shumë se dy muaj që prej kur populli i Kosovës votoi në zgjedhje, Kosova urgjentisht ka nevojë për një kuvend dhe qeveri funksionale. Populli ka të drejtë të presë që liderët e tyre politikë të punojnë së bashku në interes kombëtar”, ka shkruar Hargreaves, njofton Gazeta Enigma./GazetaEnigma/
Postimi: