Cakolli – Mihalit: Çka kena faj që nuk i keni numrat

Cakolli – Mihalit: Çka kena faj që nuk i keni numrat

Eugen Cakolli nga KDI i është përgjigjur Dejona Mihalit nga Lëvizja Vetëvendosje, pasi kjo e fundit në një postim në Facebook kishte deklaruar se partitë politike nuk po arrijnë të shohin potencialin që ekziston në këto grupacione, duke përmendur në këtë kontekst edhe punëtorët e KDI-së dhe IKD-së.

“Paralel me ta edhe punëtorët e organizatave KDI-IKD-dhe të ngjashme nga banaku i TV e kanë shfaqur këtë dëshirë. Me gjasë subjektet politike nuk po arrijnë të shohin potencialet që gjenden në këto grupacione. Mbase duhet në zgjedhjet e ardhshme të ftohen  më shumë prej tyre si kandidatë. Jo ne kuptohet por opozita”, ka shkruar Mihali, njofton Gazeta Enigma.

Cakolli i është drejtuar me pyetjen “Çka kena faj që nuk i keni numrat?!”

Ai ka thënë se qëndrimi ndaj shkeljeve po paraqitet si “përgatitje” për kandidim, zëri kritik si “agjendë” dhe prania në publik si “rrezik për pushtetin”./GazetaEnigma/

Postimi:

Related Articles