Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas dështimit të seancës së dytë të konstituimit të Kuvendit.
Haziri përmes një postimi në Facebook, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për ‘bllokim’ të seancës, teksa theksoi se kishte kuorum pasi ishin prezentë 100 deputetë, shkruan Gazeta Enigma.
“Pati kuorum, prezentë ishin 100 deputetë. Deputetët e LDK-së ishin në sallë. Fatkeqësisht, kryesuesi i kësaj seance, deputet nga radhët e LVV-së, shkeli Rregulloren e Kuvendit, duke thirrur fillimisht për konsultime politike, pa qenë i autorizuar dhe pa pasur mandat për një gjë të tillë”, ka shkruar Haziri./GazetaEnigma/
Postimi: