Një person ka vdekur si pasojë e aksidentimit të tij me një veturë. Viktima ishte me motoçikletë kur është aksidentuar.
Trupi i pajetë është dërguar në obduksion, kurse i dyshuari, shoferi i veturës, është arrestuar.
Aksidenti ka ndodhur në fshatin Terstenik në Drenas.
“Është raportuar për një aksident trafiku në mes të një veture dhe një motoçiklete, ku përveç dëmeve materiale drejtuesi i motorit viktima mashkull kosovar ka ndërruar jetë ndërsa pasagjeri mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion ndërsa i dyshuari kosovar drejtuesi i veturës është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së. / Gazeta Enigma.