Trepça triumfon në derbin lokal, Bleron Fetahu djaloshi i momentit

Trepça triumfon në derbin lokal, Bleron Fetahu djaloshi i momentit

Trepça ka triumfuar në derbin lokal përballë Trepçës ’89, duke triumfuar me shifrat 2-0 në “Riza Lushta” të Mitrovicës, shkruan Gazeta Enigma.

Sylas Gabriel dhe Kamo Hoala ishin golashënuesit e ndeshjes, mirëpo në sy edhe njëherë tjetër ra futbollisti i talentuar Bleron Fetahu.

Fetahu, i cili ka mbushur 20 vjeç është shndërruar në njeriun kryesor te ‘xehtarët’ dhe po i mbanë në garë për t’u inkuadruar në elitë.

Paraqitjet e Fetahut kanë rënë në sy të disa klubeve jashtë vendit, me ç’rast kanë shfaqur interesim për talentin mitrovicas.

Aktualisht Trepça ndodhet vetëm dy pikë larg zonës së barazhit që dërgon një vend në kampionatin elitar të futbollit kosovar dhe xhirot në vijim priten të jenë përcaktues për ish-kampionët e vendit.

Fetahu është produkt i akademisë së Shkollës së Futbollit Trepça. /Gazea Enigma/

Related Articles