Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportin financiar të subjekteve politike për zgjedhjet e fundit parlamentare.
Në këtë raport janë bërë publik edhe emrat e donatorëve të partive.
Lëvizja Vetëvendosje si parti fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit, rezulton të ketë numrin më të madh të kontribuuesve me para.
Shuma e donacioneve në vlerë nën 5 mijë euro kap vlerën 170,524.66 euro.
Mbështetja është bërë edhe në forma të tjera./Gazeta Enigma/