KDI: Moszgjedhja e Kryetarit të Kuvendit tregon mungesë të vullnetit politik për kompromis

KDI: Moszgjedhja e Kryetarit të Kuvendit tregon mungesë të vullnetit politik për kompromis

Sipas Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), miratimi unanim i raportit të Komisionit për Verifikimin e Mandateve, së bashku me dhënien e betimit nga deputetët, përbëjnë një hap kyç drejt përmbylljes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

“Edhe pse raporti nuk përfshin dorëheqjet formale, në procesverbal janë përfshirë deklarimet verbale të Kryeministrit dhe ministrave në detyrë, të cilat u përdorën si bazë për tejkalimin e situatës – një zgjidhje kjo e diskutueshme politikisht por e paqartë juridikisht. Megjithatë, zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit – hapi më thelbësor në konstituimin e Kuvendit – nuk u realizua. Kandidatja e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje nuk mori votat e mjaftueshme, dhe seanca u pezullua”, shkruajnë IKD, përcjellë Gazeta Enigma.

KDI bën thirrje që të gjithë deputetët, pavarësisht përkatësisë politike, të kontribuojnë në mbylljen me sukses të kësaj seance konstituive.

“Por, theksojmë që përgjegjësia kryesore bie mbi subjektin më të madh në Kuvend, Lëvizjen Vetëvendosje, e cila ka për detyrë të udhëheqë procesin dhe të bëjë gjithçka që kërkohet – përfshirë diskutime dhe kompromise politik – për të siguruar një shumicë për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit. Zvarritja e mëtejshme e këtij procesi jo vetëm që dëmton funksionimin e institucioneve, por rrezikon të thellojë edhe më tej krizën politike dhe institucionale”, shkruajnë nga KDI./GazetaEnigma/

Related Articles