Sot festohen Pashkët

Sot festohen Pashkët

Besimtarët katolikë dhe ata të kishave të tjera të krishtera kremtojnë sot Pashkët, ngjarja më e rëndësishme në kalendarin liturgjik të Kishës Katolike. Pashkët shënojnë ringjalljen e Jezu Krishtit pas kryqëzimit, një ngjarje që simbolizon besimin te Zoti dhe shpresën e përjetshme për të gjithë besimtarët.

Mbrëmë, në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, ka udhëhequr ceremoninë e Meshës Solemne të Pashkëve.

Ai i ftoi besimtarët të kremtojnë këtë festë të shenjtë me lutje për paqe dhe zemra plot shpresë dhe gëzim, duke theksuar rëndësinë e paqes dhe pajtimit për mbarë botën.

Në fjalën e tij, ipeshkvi Gjergji theksoi se, ndonëse kjo Pashkë na gjen në një botë të përgjakur dhe një Evropë të përçarë, si dhe një Kosovë që përballet me sfida të mëdha politike dhe ndarje të panevojshme, është e nevojshme të ruajmë qetësinë e shpirtit dhe shpresën, duke u ngushëlluar nga besimi.

Sot, në ditën e Pashkës, në orën 11:00 do të mbahet Meshë e Pashkës në Katedralen ‘Shën Nënë Tereza’. Po ashtu, në orën 19:00 do të mbahet pritja solemne e Pashkës në Qendrën “BogdaniPolis”, e cila ndodhet nën Katedralen ‘Shën Nënë Tereza’.

Related Articles