Komuna e Prishtinës sot ka njoftuar se ka shpërthyer një zjarr nga një trafo elektrike në objektin e ri të Komunës në lagjen “Arbëria”.
Lidhur me këtë incident, KEDS ka bërë të ditur se linja nëntokësore 10 kV ka dalë nga funksioni si pasojë e një avarie.
“Linja nëntokësore 10 kV, e cila furnizon një pjesë të lagjes Arbëria, në pasditën e sotme ka dalur nga funksioni si pasojë e një avarie, e cila ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale”, thuhet në njoftim.
KEDS tutje potencon se kabllot e djegura do zëvendësohen me të reja dhe se ky proces mund të marrë kohë.
“Ekipet e KEDS kanë dalur menjëherë në terren, ku kanë lokalizuar prishjen dhe po punojnë me intenzitet të lartë për ta sanuar në kohën më të shpejt të mundshme. Kabllot nëntokësore të cilat janë djegur pritet të zëvendësohen me të reja, andaj ky proces mund të marrë kohë”, thuhet tutje në njoftim.