Krasniqi thotë se Prizreni ka degraduar nga keqqeverisja e VV-së, kjo do marrë fund

Krasniqi thotë se Prizreni ka degraduar nga keqqeverisja e VV-së, kjo do marrë fund

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Prizren bashkë me kandidatin e kësaj partie për kryetar të komunës, Shaqir Totaj, raporton Gazeta Enigma.

Krasniqi me anë të një postimi ka thënë se Prizreni ka degraduar nga keqqeverisja lokale në katër vitet e fundit, por që kjo sipas tij do të marrë fund në tetor.

“Në takime me profesorë, mësimdhënës, artistë në Shoqërinë Kulturore Artistike “Agimi”, ndërmarrës nga shoqata “Esnaf”, si dhe shumë qytetarë tjerë, biseduam për nevojën e bashkimit të të gjithëve pa dallim, për t’i dhënë Prizrenit një lidership të ri që e meriton”, ka bërë të ditur Krasniqi.

Sipas Krasniqit, Totaj ka plan dhe zgjidhje për Prizrenin, si dhe një ekip profesionistësh që do të qeverisi ndershëm dhe me përkushtim.

Kryeqyteti shpirtëror e historik i yni – Prizreni, ka degraduar nga keqqeverisja lokale në katër vitet e fundit. Por kjo…Posted by Memli Krasniqi on Thursday, July 15, 2021

Related Articles