Është ndërprerë sërish seanca e Kuvendit, në tentativën e katërt për konstituim të Kuvendit.
Këtë e propozoi deputeti i Kuvendit nga LVV, Glauk Konjufca, pasi tha se kësaj partie i duhet më shumë kohë në mënyrë që të mbledhë numrat për kryeparlamentar.
Konjufca tha se zgjedhja e kryeparlamentarit do të duhej të ishte me logjikë të njëjtë me votimin për nënkryetarë të Kuvendit.
Kërkesën e Konjufcës e miratoi kryesuesi i seancës, Avni Dehari, i cili po ashtu është nga radhët e LDK-së. /Gazeta Enigma