Një grua dyshohet se është ngacmuar dhe ofenduar nga një tjetër grua në Leposaviq, ka njoftuar Policia.
Nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me rastin.
E dyshuara pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Leposaviq / 21.04.2025 – 09:00. Është raportuar se viktima femër kosovare është ngacmuar dhe ofenduar verbalisht nga e dyshuara femër kosovare. Lidhur me rastin, e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. / Gazeta Enigma.