Policia arreston një zyrtar të gjendjes civile në Kamenicë, regjistroi fëmijën pa praninë e babit

Policia arreston një zyrtar të gjendjes civile në Kamenicë, regjistroi fëmijën pa praninë e babit

Një zyrtar i gjendjes civile në një fshat të Kamenicës është arrestuar të martën e 22 prillit nga Policia e Kosovës, si i dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare, raporton Gazeta “Enigma”.

Policia përmes rapotit 24 orësh kanë njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar ka mundësuar regjistrimin e fëmijëve të një shtetaseje femër kosovare pa prezencën apo pajtimin e prindit tjetër – babait, duke shkelur kështu procedurat ligjore për regjistrimin civil.

Gjilan  21.01.2025 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, zyrtar i gjendjes civile në një fshat të Kamenicës, pasi që dyshohet që ka keqpërdorur pozitën e tij, duke ia mundësuar regjistrimin e fëmijëve të dyshuarës femër kosovare, pa prezencën e prindërit tjetër (babait). Me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull kosovar është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia. /Gazeta Enigma/

Related Articles