Sërish ka dështuar zgjedhja e kryeparlamentares së Kuvendit, raporton Gazeta Enigma.
57 deputet votuan për Albulena Haxhiun, 46 kundër dhe 3 abstenuan.
Teksa e propozoi Haxhiun për të pestën herë radhazi, ish kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjuca i ftoi deputetët ta votojnë për siç tha ai “të dalim nga kjo bllokadë”.
PDK-ja, LDK-ja votuan kundër zgjedhjes së Haxhiut.
Nisma ndërkohë abstenoi.
Ndërkohë pas votimit, kryesuesi i seancës, Avni Dehari e ndërpreu seancën. Seanca e radhës do mbahet të premten. / Gazeta Enigma.
Dështon sërish zgjedhja e Albulena Haxhiut për kryepalamentare
