Harandinaj: AAK-ja s’do ta votonte Fatmir Limajn për kryeparlamentar

Harandinaj: AAK-ja s’do ta votonte Fatmir Limajn për kryeparlamentar


Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është pyetur hipotetikisht nëse kreu i Nismës, Fatmir Limaj, partneri i tij i koalicionit, do ishte kandidat për kryeparlamentar, a do ta votonte partia e tij, shkruan Gazeta Enigma.

Ai ishte i qartë në përgjigjen e tij. “Jo. Nuk do ta kishte votën e Aleancës”.

Tutje ai ka shtuar se “bllokada e krijuar në Kuvend, nuk është një situatë e mirë”, teksa ka shtuar se “ne do ta gjejmë një zgjidhje”.

Tutje Haradinaj, ka thënë se kandidatura e Albulena Haxhiut të Lëvizjes Vetëvendosje për kryeparlamentare është jounifikuese.

Sipas tij, kjo është arsyeja përse edhe opozita po voton kundër zgjedhjes së saj kryeparlamentare.

“Haxhiu s’është kandidaturë unifikuese. Kandidatura është jounifikuese dhe kjo po na pengon”, ka thënë ai pas dështimit të tretë që Haxhiu të bëhet kryeparlamentare. / Gazeta Enigma.

Related Articles