Distria Krasniqi është kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Evropian të xhudos.
Garuesja kosovare e kaloi raundin e parë pa luftë, ndërsa më pas kaloi në të tetën e finales, ku u tregua më e suksesshme se serbja Milica Nikolic.
Ndërkaq, “Disi” do ta kërkojë gjysmëfinalen përmes meçit çerekfinal që do ta ketë me holandezen Naomi Van Krevel.
Kampionia olimpike nga Kosova synon të jetë e suksesshme në Evropianin e Podgoricës dhe të kthehet nga Mali i Zi me medalje.