AGK i bën thirrje Kurtit për transparencë me mediat lidhur me konstituimin e Kuvendit

AGK i bën thirrje Kurtit për transparencë me mediat lidhur me konstituimin e Kuvendit

Gazetarët dhe kameramanët e mediave vendore këtë të mërkurë kanë bojkotuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, raporton Gazeta “Enigma”.

Bojkoti i tyre ndaj Kurtit u bë duke vendosur mikrofonët dhe kamerat e tyre në tokë, në kohën kur ai po largohej nga Kuvendi i Kosovës drejt ndërtesës së Qeverisë.

Ky veprim u bë në shenjë proteste ndaj mungesës së deklarimeve nga Kurti, i cili nuk ka dhënë asnjë prononcim për media gjatë pesë seancave të Kuvendit të mbajtura brenda një jave.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar, duke kërkuar transparencë nga të gjithë akterët politikë, e veçanërisht nga Kurti, për çështje me rëndësi të madhe publike siç është konstituimi i legjislaturës së re.

Related Articles