Prishtina ka realizuar tre gola në pjesë të parë ndaj Dritës, në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.
Ndeshjen e parë të zhvilluar në Gjilan e kishte fituar Prishtina me rezultat 1-0, çka do të thotë se rezultati i përgjithshëm për momentin është 4-0 në favor të ekipit nga kryeqyteti.
Mbetet të shihet nëse Drita do mund të bëjë ndonjë befasi në pjesën e dytë.
Fituesi do të luajë në finale me Llapin, që sot siguroi kalimin, pasi fitoi edhe ndeshjen e dytë nga Drenica, duke kompletuar rezultatin e përgjithshëm prej 4-0. /Gazeta Enigma