Prishtina ka siguruar biletën për në finale të Kupës së Kosovës, pasi mposhti Dritën 3-0 në ndeshjen e kthimit, me rezultatin e përgjithshëm 4-0.
Tre golat e sotëm u shënuan në pjesë të parë, ndërsa në pjesë të dytë nuk pati gola.
Në finale, Prishtina do ndeshet me Llapin, që sot siguroi kalimin, pasi fitoi edhe ndeshjen e dytë nga Drenica, po ashtu me rezultat prej 4-0. /Gazeta Enigma