Një person dyshohet se ka mbetur i plagosur në lagjen Emshir në Prishtinë, i cili është jashtë rrezikut për jetë.
I dyshuari për plagosjen është arratisur nga vendi i ngjarjes.
Në vend të ngjarjes janë policia dhe autoambulanca.
Ngjarja e sontme ndodhi rreth orës 20:00, ku viktima – identiteti i të cilit ende nuk është bërë publik – ka mbetur i plagosur pas të shtënave që ndodhën në një zonë të banuar të Emshirit.
Njësitë e emergjencës kanë ndërhyrë menjëherë dhe i plagosuri është dërguar në QKUK për trajtim.
Policia ka nisur hetimet intensive.